Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se marrëdhëniet me Bullgarinë mbeten një temë e pashmangshme në bisedimet ndërkombëtare.
Në një intervistë për MIA-n nga Uashingtoni, ku po qëndron për vizitë pune, Mickoski tha se për këtë çështje diskutohet edhe me përfaqësues të Këshillit dhe Komisionit Evropian.
Ai theksoi se Qeveria nuk po tregohet kokëfortë ndaj Bullgarisë, por se procesi duhet të jetë i ndërsjellë dhe të çojë drejt një rezultati të qartë.
Mickoski tha gjithashtu se nuk dëshiron të hyjë në procese politike pa pasur paraprakisht një perspektivë të qartë për përfundimin e tyre.






