Erion Veliaj del nga burgu, dërgohet në spital

Advertisement

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është dërguar mesditën e sotme në një spital privat në kryeqytet.

Sipas burimeve të cituara në raportim, Veliaj është nxjerrë nga paraburgimi në Durrës dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e shtrimit, ndërsa nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një shqetësim shëndetësor apo për një vizitë të planifikuar.

Veliaj ka kërkuar më herët ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por kërkesat e tij nuk janë pranuar dhe ai vijon të qëndrojë në paraburgim.

Ky nuk është rasti i parë që Veliaj dërgohet në një spital privat. Disa muaj më parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje mjekësore dhe më pas u rikthye në paraburgim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit