Arsenali pritet të ndryshojë strategjinë, synon yllin 100 milionë funte

Advertisement

Arsenali pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, me trajnerin Mikel Arteta që synon të përforcojë skuadrën me të paktën një transferim të rëndësishëm.

 

“Topçinjtë” kanë zgjedhur të mos bëjnë transferime të mëdha gjatë afateve dimërore në vitet 2024, 2025 dhe 2026, ndërsa rivalët e tyre kanë ndërhyrë në transferime për të përforcuar skuadrat.

 

Arteta gjatë verës u përball me vështirësi në tentativat për të transferuar disa prej objektivave të tij në repartin ofensiv. Vinicius Junior rinovoi kontratën me Real Madridin, ndërsa Atletico Madridi nuk pranoi të largonte Julian Alvarez.

 

Arsenali transferoi reprezentuesin grek Christos Tzolis, ndërsa Gabriel Martinelli, Gabriel Jesus dhe Leandro Trossard u larguan nga klubi, duke lënë Artetën me më pak alternativa në sulm.Sipas “Football London”, Arsenali mund të rikthehet në garë për sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi.

 

20-vjeçari francez, i cili aktualisht është jashtë fushave për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës, pati një sezon debutues impresiv në futbollin anglez, duke realizuar 13 gola në Premier League.

 

Për Kroupin interesim pritet të shfaqë edhe Tottenham, ndërsa Bournemouthi raportohet se do të kërkojë rreth 100 milionë funte për kartonin e tij.

 

Kështu, Arsenali mund të thyejë politikën e tij të viteve të fundit dhe të bëjë një investim të madh në afatin kalimtar të janarit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit