Foda publikon listën e Kosovës: 27 lojtarë, rikthehen Zhegrova e Rashica

Advertisement

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

 

Në listën prej 27 lojtarësh janë rikthyer Edon Zhegrova dhe Milot Rashica, ndërsa për herë të parë me Kombëtaren A janë ftuar talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, dhe Dion Kacuri, i cili më herët ka përfaqësuar grupmoshat e Zvicrës.

 

Portierë:

Arijanet Muriç, Amir Saipi, Visar Bekaj.

 

Mbrojtës:

Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi, Alban Hajdari, Ron Raçi, Leard Sadriu, Dion Gallapeni.

 

Mesfushorë dhe sulmues:

Ermal Krasniqi, Milot Avdyli, Baton Zabërgja, Veldin Hoxha, Vesel Demaku, Erblin Osmani, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Dion Kacuri, Donat Rrudhani, Muharrem Jashari, Valmir Matoshi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Albion Rrahmani, Vedat Muriqi.

 

Në listë nuk është kapiteni Amir Rrahmani, i cili ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares, ndërsa jashtë është edhe Florent Hadërgjonaj, i cili ka bërë të ditur se për momentin nuk do të luajë nën drejtimin e stafit aktual teknik.

 

Për Kosovën bëhet fjalë për një seri prej katër ndeshjesh në kuadër të Grupit 3 të Ligës B. “Dardanët” më 24 shtator presin Irlandën në Prishtinë, më 27 shtator përballen me Austrinë në udhëtim, më 1 tetor luajnë ndaj Izraelit në Debrecen të Hungarisë, ndërsa më 4 tetor e presin sërish Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”./INA/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit