Një rast i dhunës është raportuar në Gostivar, ku një grua 60-vjeçare ka denoncuar se është sulmuar fizikisht së bashku me bashkëshortin e saj.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 16 shtator, rreth orës 16:00, ndërsa gruaja ka akuzuar kunatin e saj, R.M., për sulmin.
Policia ka njoftuar se po ndërmerren masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.






