Ministri Agon Ferati ka zhvilluar takim me ambasadorin e OSBE-së në Shkup, Kilian Val, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe rritjen e kohezionit shoqëror.
Gjatë takimit, Ferati e falënderoi ambasadorin Val për mbështetjen që OSBE-ja do t’i ofrojë Ministrisë për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e interkulturalizmit dhe kohezionit shoqëror. Mbështetja do të përfshijë pesë ekspertë tematikë dhe një ekspert udhëheqës.
Në fokus të bisedës ishin edhe të rinjtë dhe politikat për parandalimin e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve. Ferati prezantoi gjithashtu konceptin “25 dhe më tej”, duke theksuar përfshirjen e vetëqeverisjes lokale dhe qendrave rinore në hartimin e politikave afatgjata.
Si fusha prioritare u përmendën edhe arsimi, ekonomia, shoqëria civile dhe start-up-et.
Në takim u shpreh gatishmëria për forcimin e partneritetit ndërmjet Ministrisë dhe OSBE-së, ndërsa të dyja palët theksuan nevojën për hapa konkretë në ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.






