Nga gjithsej 623 ankesa për të cilat ka vepruar Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik gjatë vitit 2025, 438 prej tyre kanë qenë për mosveprim ose heshtje të institucioneve brenda afateve ligjore.
Të dhënat u prezantuan nga drejtori i Agjencisë, Petar Gajdov, gjatë arsyetimit të Raportit Vjetor për vitin 2025 para Komisionit parlamentar për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Komuniteteve.
Sipas të dhënave, personat fizikë kanë paraqitur më së shumti ankesa, gjithsej 344. Pas tyre vijnë organizatat joqeveritare, shoqatat dhe fondacionet me 194 ankesa, personat juridikë me 51, ndërsa gazetarët dhe shoqatat e gazetarëve me 34 ankesa.
Gajdov theksoi se qasja e lirë në informata është e rëndësishme për mbikëqyrjen e punës së institucioneve, kontrollin e shpenzimit të mjeteve publike dhe forcimin e transparencës.
Ai shtoi se institucionet po publikojnë gjithnjë e më shumë informata përmes faqeve të tyre zyrtare, por ende mbeten dobësi në respektimin e detyrimeve ligjore.






