Nga e hëna, himni i Maqedonisë do të këndohet çdo të hënë në shkollat e Gazi Babës

Advertisement

Nga e hëna nis zbatimi i vendimit të Komunës së Gazi Babës, sipas të cilit mësimi në shkollat e kësaj komune do të fillojë çdo të hënë me këndimin e himnit të Maqedonisë.

Vendimi vlen për të gjitha shkollat që veprojnë në territorin e Komunës së Gazi Babës.

Kryetari i komunës, Boban Stefkovski, tha se prindërit e kanë mirëpritur këtë vendim, duke theksuar se himni është një nga simbolet kryesore të identitetit, historisë dhe sovranitetit të një vendi.

Stefkovski e cilësoi vendimin si të drejtë dhe të miratuar nga Këshilli i Komunës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit