OKB kërkon rregulla globale për inteligjencën artificiale, Trump minimizon rreziqet

Advertisement

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për vendosjen e rregullave më të rrepta ndërkombëtare për inteligjencën artificiale, duke paralajmëruar për rreziqe serioze në nivel global.

Në prag të takimit të ardhshëm të liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Guterres tha se mbikëqyrja e teknologjisë do të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve të tij me liderët.

“Është përgjegjësi e çdo qeverie të mbrojë qytetarët e saj, përfshirë edhe nga kërcënimet që sjell inteligjenca artificiale”, deklaroi Guterres.

Debati është intensifikuar edhe pas dorëheqjes së një studiuesi të kompanisë Anthropic, i cili tha se vendimi i tij lidhet pjesërisht me shqetësimet e njerëzve që zhvillojnë teknologjinë se inteligjenca artificiale mund të paraqesë rrezik serioz për njerëzimin.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur një qëndrim më pak shqetësues, duke deklaruar se SHBA-ja tashmë ka mekanizma mbrojtës dhe baza ligjore për të rregulluar kompanitë që zhvillojnë inteligjencën artificiale.

Sipas Trumpit, kompanitë mund të përballen edhe me pasoja ligjore nëse shkelin rregullat ekzistuese.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit