Policia ka arrestuar sot një 43-vjeçar nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e një dënimi me katër vite burgim.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se personi me inicialet Z.P. është arrestuar rreth orës 18:10 në zonën e Aerodromit nga pjesëtarë të Njësisë për Ndërhyrje të Policisë.
Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për vuajtjen e dënimit katërvjeçar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, sipas nenit 131 të Kodit Penal.
Pas arrestimit, 43-vjeçari është dërguar në Stacionin Policor të Përgjithshëm Aerodrom për procedurë të mëtejshme.






