Gjeneral rus vritet në Ukrainë, vetëm dy javë pas marrjes së titullit “Hero i Rusisë”

Advertisement

Një gjeneral-major rus është vrarë gjatë luftës në Ukrainë, vetëm rreth dy javë e gjysmë pasi ishte nderuar me titullin “Hero i Rusisë”, sipas raportimeve të blogerëve ushtarakë rusë dhe gjeneralit çeçen Apti Alaudinov.

Bëhet fjalë për Anton Grunis, komandant i Brigadës së 4-të të Gardës të këmbësorisë së motorizuar.

Në fillim të korrikut, Grunis i kishte raportuar presidentit rus Vladimir Putin se forcat ruse kishin marrë nën kontroll qytetin Kostjantinivka në lindje të Ukrainës. Megjithatë, zyrtarë ukrainasë dhe vëzhgues ushtarakë perëndimorë kanë deklaruar se qyteti nuk ishte plotësisht nën kontrollin rus.

Më 27 gusht, Grunis u nderua me titullin “Hero i Rusisë”, një nga dekoratat më të larta shtetërore në vend.

Rrethanat e sakta të vdekjes së tij ende nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, burime nga Moska dhe Kievi raportojnë se gjatë fundjavës janë zhvilluar sulme të fuqishme ukrainase ndaj pozicioneve ruse në territoret e pushtuara të Luhanskut dhe Donetskut.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 20 gjeneralë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Ndërsa një tjetër rast i raportuar në fund të gushtit, ku një gjeneral-lejtnant rus dyshohet se u vra në një sulm ndaj një qendre komanduese në Donetsk, nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Gjeneral-majori është një gradë e lartë ushtarake, ndërsa brigada është një formacion ushtarak i përbërë nga disa batalione.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit