Mendi Qyra: Vendim i dhimbshëm për krerët e UÇK-së dhe shqiptarët

Advertisement

Kryetari i Strugës, Mendi Qyra, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Përmes një postimi, Qyra e ka cilësuar vendimin si “të turpshëm dhe të dhimbshëm” për krerët e UÇK-së dhe shqiptarët.

Ai ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për mbrojtjen e popullit dhe lirinë e Kosovës, duke theksuar se ish-krerët e saj për shqiptarët përfaqësojnë simbole të rezistencës dhe çlirimit.

Qyra ka shprehur gjithashtu pikëpyetje për mënyrën se si është trajtuar procesi gjyqësor, duke thënë se vendimi forcon bindjen e tij se politika ka ndikuar në këtë proces.

Në fund të reagimit, ai ka shprehur shpresën se Gjykata e Apelit do ta sjellë, siç ka thënë ai, drejtësinë e merituar.

“UÇK-ja luftoi për liri e liria nuk mund të dënohet”, ka shkruar Qyra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit