Mickoski takon deputetin amerikan Keith Self, në fokus partneriteti me SHBA-në

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim me deputetin amerikan Keith Self, i cili është kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Mickoski bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar rëndësia e partneritetit strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe interesat e përbashkëta të dy vendeve.

Në takim është biseduar edhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me rëndësi për të dyja shtetet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit