Daçiq pas aktgjykimit në Hagë: Vendimi, sipas tij, konfirmon pretendimet e Serbisë për UÇK-në

Advertisement

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Daçiq e ka paraqitur vendimin si konfirmim të pretendimeve të Serbisë lidhur me UÇK-në, duke pretenduar se aktgjykimi dëshmon se organizata ka qenë “kriminale dhe terroriste”.

Sipas tij, udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të UÇK-së kanë mbajtur përgjegjësi për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, në aktgjykim katër ish-krerët janë gjykuar mbi bazën e përgjegjësisë së tyre individuale penale. Ata u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Daçiq ka kritikuar vendimin për rrëzimin e akuzave për krime kundër njerëzimit, duke e cilësuar atë si “manovër politike”. Ai gjithashtu ka pretenduar se kjo pjesë e aktgjykimit minimizon vuajtjet e viktimave serbe.

Sipas Daçiqit, as dënimet e shqiptuara nuk janë të mjaftueshme për familjet e viktimave.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit