Kushi në ceremoninë e 84-vjetorit të Konferencës së Pezës

Advertisement

Nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Pezë me rastin e 84-vjetorit të Konferencës së Pezës.

Gjatë ceremonisë, Kushi mbajti një fjalë përshëndetëse, duke vlerësuar rolin e Konferencës së Pezës në bashkimin e shqiptarëve gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe kontributin e saj në çlirimin e vendit.

Në kuadër të ceremonisë, ajo vendosi një kurorë me lule pranë memorialit të Konferencës së Pezës, në emër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Në aktivitet morën pjesë deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe institucioneve shtetërore, organizata të veteranëve, si dhe qytetarë të shumtë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit