MPB-ja me kontrolle të përforcuara ndaj skuterëve elektrikë, 606 shkelje të regjistruara gjatë gushtit

Advertisement

Gjatë kontrolleve janë evidentuar gjithsej 606 shkelje. Prej tyre, 162 raste kanë të bëjnë me mosmbajtjen e jelekut reflektues gjatë drejtimit të skuterit gjatë natës, 134 me mosshfrytëzimin e shtegut për biçikleta ose këmbësorë, ndërsa 59 drejtues janë sanksionuar për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse.

Gjithashtu, janë evidentuar 45 raste të transportimit të dy personave në një skuter elektrik dhe 20 raste kur skuterët drejtoheshin nga të mitur. Në kuadër të kontrolleve, janë sekuestruar edhe 18 skuterë elektrikë për periudhë prej 30 ditësh.

Numri më i madh i shkeljeve është regjistruar në zonën e Manastirit, me 236 raste, pasuar nga Shkupi me 97, Strumica me 82, Ohri me 57 dhe Tetova me 27. Në Veles janë evidentuar 18 shkelje, në Shtip 13, në Kumanovë 7, ndërsa 69 raste janë regjistruar nga Njësia Mobile për Siguri në Trafik.

Përveç shkeljeve që lidhen me skuterët elektrikë, gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe 3.665 shkelje të tjera, për të cilat janë ndërmarrë masat përkatëse dhe janë shqiptuar sanksione në përputhje me ligjin.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe respektimin e rregullave nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit