Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se më 27 shtator do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të vendit.
“Dua t’ju njoftoj se më 27 shtator do të jap dorëheqje nga posti i presidentit. Atë mbrëmje do t’u drejtohem qytetarëve dhe do t’i falënderoj për mbështetjen”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se ka shërbyer për një kohë të gjatë si president dhe se këtë, sipas tij, nuk do të mund ta kishte arritur pa mbështetjen e qytetarëve.
“E vetmja gjë që mund të them është se i kam shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të këtij vendi – me përkushtim, punë dhe luftë”, deklaroi ai.
Vuçiq tha se pas largimit nga posti do t’i bashkohet fushatës zgjedhore si qytetar i zakonshëm. Ai tregoi se ka blerë një kamionçinë dhe një karvan, me të cilët planifikon të udhëtojë nëpër vend.
Sipas tij, synimi është të vizitojë edhe fshatrat më të largëta, si dhe qytetet e Serbisë, ku dëshiron të takohet dhe të bisedojë drejtpërdrejt me qytetarët.






