Zelensky shkarkon prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës

Advertisement

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar Ruslan Kravçenkon nga detyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, sipas një dekreti presidencial të publikuar.

Në dokument thuhet: “Ruslan Andrijoviç Kravçenko shkarkohet nga detyra e prokurorit të përgjithshëm”.

Vendimi është marrë në përputhje me nenin 11, pika 2 të Ligjit të Ukrainës “Për regjimin juridik të gjendjes së luftës”.

Sipas këtij ligji, gjatë gjendjes së luftës, presidenti mund të vendosë për shkarkimin e zyrtarëve emërimi dhe shkarkimi i të cilëve është në kompetencën e tij, si dhe t’ia besojë këto detyra një personi tjetër për periudhën përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit