Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar sot lagjen Sahat Kulla, ku ka parë nga afër punimet për asfaltimin e një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 850 metrash katrorë, ndërsa punimet vijnë pas përfundimit të lidhjes së objekteve të lagjes me sistemin e ri të ujësjellësit.
Sipas Mexhitit, paralelisht po punohet edhe në çaktivizimin e rrjetit të vjetër të ujësjellësit, ndërsa pas përfundimit të këtyre punimeve do të vazhdohet me rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve të tjera.
“Sot po asfaltojmë një pjesë prej 850 m² të rrugës ‘Remzi Hoxha’. Pas përfundimit të këtyre punimeve vazhdojmë me asfaltimin dhe rregullimin e rrugëve të tjera në lagje. Sot ‘Remzi Hoxha’, nesër rrugët e tjera, në gjithë Çairin”, deklaroi Mexhiti.
Nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se punimet do të vazhdojnë edhe në rrugët e tjera të Sahat Kullës, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët.






