Gjorgjievski: Ura e Gurit po merr shkëlqim të ri, nisën aktivitetet për ndriçim arkitektonik dhe dekorativ

Advertisement

Kanë nisur aktivitetet për ndriçimin arkitektonik dhe dekorativ të Urës së Gurit në Shkup, me synim që një nga monumentet më të njohura të qytetit të marrë një pamje të re gjatë natës.

Nga Qyteti i Shkupit bëjnë të ditur se projekti do të nxjerrë në pah karakteristikat arkitektonike dhe vlerat historike të urës, ndërsa ndriçimi i ri do të jetë pjesë e panoramës së natës së kryeqytetit.

Kryetari i Shkupit, Gjorgjievski, tha se Ura e Gurit përfaqëson një nga simbolet kryesore të qytetit dhe lidh dy brigjet e Vardarit, duke mbartur një pjesë të rëndësishme të historisë së Shkupit.

Sipas tij, ndriçimi do të projektohet në mënyrë që të përshtatet me strukturën dhe karakteristikat e urës, duke vënë në pah harqet dhe pamjen e saj autentike.

Projekti po realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Esenler të Republikës së Turqisë, pas nënshkrimit të një protokolli bashkëpunimi mes dy palëve.

Nga Qyteti i Shkupit kanë falënderuar Komunën Esenler për mbështetjen, si dhe institucionet dhe profesionistët e përfshirë në realizimin e projektit.

Me përfundimin e punimeve, Ura e Gurit pritet të ketë një pamje të re gjatë orëve të mbrëmjes dhe të bëhet edhe më e dallueshme në panoramën e Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit