Një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar në polici se mbrëmjen e 13 shtatorit është sulmuar fizikisht në rrugën “Shtipska”.
Sipas denoncimit, sulmi është kryer nga P.M. dhe tre persona të tjerë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se ka përdorur një mjet prej druri për të dëmtuar automjetin e tij.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rastit.






