Sali mirëpret ekspertin francez për mbështetjen e procesit të integrimit evropian

Advertisement

Zv.kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, Christophe Le Rigoleur, dhe ka mirëpritur ekspertin francez Jérôme Kelle, i cili do të angazhohet drejtpërdrejt në Ministrinë për Çështje Evropiane.

Sali theksoi rëndësinë e mbështetjes dhe ekspertizës franceze në forcimin e kapaciteteve të institucioneve dhe avancimin e procesit të integrimit evropian.

Sipas tij, angazhimi i ekspertit francez paraqet një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit