Forumi Rinor Shqiptar ka organizuar një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Përmes një njoftimi publik, Forumi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mblidhen dhe të japin një mesazh të fuqishëm solidariteti dhe mbështetjeje për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas organizatorëve, UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve, ndërsa luftëtarët e saj meritojnë drejtësi.
Aktiviteti do të mbahet nesër, më 15 shtator, duke filluar nga ora 18:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se mbështetja e qytetarëve është një mesazh i fuqishëm solidariteti dhe drejtësie për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në proces gjyqësor në Hagë.






