Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije

Advertisement

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup” njofton se sipas analizave të kryerar uji në Qytetin e Shkupit është i sigurt për pije.

“Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.

Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 07.09.2026 deri më 11.09.2026 ka marrë 174 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 174 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat PËRGJIGJEN RREGULLAVE të Rregullores për kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup”./Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit