Mickoski: Mbështesim investimet që nenkuptojnë më shumë energji dhe një mjedis jetësor më të pastër

Advertisement

Do doja  ta shfrytëzoj këtë rast për ta uruar pronarin e këtij objekti, i cili së shpejti, sot do të vihet në funksion. Një investim privat në sektorin e energjetikës, përkatësisht një central kogjenerativ.

Çfarë do të thotë central kogjenerativ? Do të thotë se, në të njëjtën kohë, do të prodhojë edhe energji termike për ngrohjen e shtëpive të qytetarëve, por njëkohësisht do të prodhojë edhe energji elektrike. Një projekt vërtet i suksesshëm, veçanërisht duke pasur parasysh periudhën sfiduese që na pret këtë dimër.

Patëm mundësinë t’i hedhim një vështrim objektit dhe të shohim pajisjet e instaluara, motorët me gaz, automatikën dhe gjithçka që investitori ka përgatitur për sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Gjithashtu, u njohëm edhe me planet e tij për zgjerimin e investimit.

Unë e përgëzoj, sepse kjo kontribuon edhe në përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor dhe në uljen e emetimeve të grimcave të dëmshme në ajër dhe jam i bindur se projekte të këtilla paraqesin vetëm vlerë të shtuar për cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Edhe një herë e përgëzoj. Ne, si Qeveri, do të vazhdojmë të mbështesim projektet e këtilla. Për hajër qoftë me dhe na u shtofshin sa më shumë projekte të tilla.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit