Goditje e fortë për Kosovën, Rrahmani largohet nga përfaqësuesja! Akuza të forta ndaj FFK-së

Advertisement

Amir Rrahmani ka njoftuar largimin nga Kombëtarja e Kosovës pas një dekade kontribut, shtatë prej të cilave i kaloi si kapiten dhe lider i mbrojtjes së skuadrës dardane.

Vendimi i mbrojtësit nuk vjen pa shpjegime. Rrahmani ka bërë publike arsyet e largimit, duke adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se nuk do ta veshë më fanellën e Kosovës për sa kohë institucioni drejtohet nga personat aktualë.

Rrahmani kritikon mënyrën e menaxhimit të Federatës dhe pretendon se problemet e vazhdueshme të përfaqësueses nuk janë adresuar siç duhet. Ai gjithashtu flet për atë që e konsideron si sulme të vazhdueshme nga brenda institucionit.

“Çfarë mora në këmbim? Sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara për më shumë se dy vite nga ata të cilët do të duhej të na mbronin”, ka shkruar Rrahmani.

Mbrojtësi thekson se vendimi për largim nuk ka qenë i lehtë, por e ka parë atë si mënyrë për të mbrojtur integritetin e tij si kapiten, futbollist profesionist dhe si njeri.

Pas dhjetë vitesh me fanellën e Kosovës dhe shtatë vitesh si kapiten, Rrahmani i jep fund një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij me përfaqësuesen.

Vendimi i tij përbën një goditje të madhe për Kombëtaren e Kosovës dhe hap një përplasje të fortë publike mes një prej figurave kryesore të skuadrës dhe drejtuesve të FFK-së. Rrahmani ka lënë të qartë se nuk do të rikthehet në Kombëtare për sa kohë drejtuesit aktualë të Federatës vazhdojnë të jenë në detyrë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit