Studentja Ina Ramku, në një intervistë për News24, ka folur për protestën dhe hapat që pritet të ndërmerren në vazhdim.
Ramku tha se me rikthimin e studentëve në auditore dhe nisjen e vitit të ri akademik, pritet të rritet edhe pjesëmarrja në protestë.
Sipas saj, studentët përbëjnë një forcë të rëndësishme për vazhdimin e protestës, ndërsa pjesëmarrja e tyre, së bashku me atë të diasporës, pritet të sjellë një mobilizim më të madh në rrugët e Tiranës.
“Studentët kthehen në auditore dhe besojmë se me nisjen e vitit të ri akademik, protesta do të marrë jetë sërish. Mendoj se jemi fryma dhe zëri që çon protestën përpara. Mendoj se pjesëmarrja do të rritet, për shkak të nisjes së vitit të ri akademik”, deklaroi Ramku.






