Është lëshuar në prëdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji. Gjithsej janë rinovuar 891 metra katrorë, ndërsa pas kësaj faze, pason edhe rinovimi i çatisë dhe fasadës.
“Nga zorrë çore e Qendrës klinike, ky objekt u bë ndërtesë funksionale. Tërësisht është ripërtërirë pjesa e brendshme e Klinikës, ndërsa në fazën e ardhshme do të rikonstruohen edhe çatia dhe fasada. Nga një objekt i lënë pas dore, fituam ambient funksional, më të këndëshëm për punë të personelit mjekësor, por që është më e rëndësishmja, edhe për pacientët. Punuam shumë që krahas kushteve hapësinore, ta përmirësojmë edhe kapacitetin e mjekëve dhe personelit tjetër”, deklaroi drejtori i Klinikës, Jovan Bozhinovski.
Siç informoi, tashmë janë siguruar 38 pëlqime financiare për punësim prej të cilave 25 tashmë janë realizuar.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që u përfundua edhe një projekt, edhe një objekt mund të ofrojë kushte më cilësore për pacientët, diçka që me dekada nuk ishte menduar të bëhet, ndërkaq, ja, u përfundua”, tha kryeministri Hristian Mickoski pas lëshimit në përdorim të ndërtesës së rinovuar të Klinikës për neurofiziologji.






