Arrestohet zyrtari i Doganës Xhever Imeri, dyshohet se mori mbi 15 mijë euro ryshfet

Advertisement

Xhever Imeri, ndihmësdrejtor i Sektorit për Administratë në Drejtorinë e Doganave, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet në vlerë prej mbi 15 mijë eurosh, lidhur me një tender publik.

Sipas të dhënave të publikuara, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes Byrosë për Siguri Publike, kishte siguruar para të shënuara, të cilat iu dorëzuan të dyshuarit gjatë një operacioni të planifikuar.

Pas marrjes së parave, Imeri dyshohet se nuk iu bind urdhrave të policisë dhe tentoi të largohej me shpejtësi. Megjithatë, pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të rendit, ai u kap dhe u privua nga liria.

Nga MPB-ja kanë theksuar se aksioni është pjesë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, duke nënvizuar se ligji do të zbatohet në mënyrë të barabartë, pavarësisht funksionit apo pozitës së personit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit