VLEN: Bujar Osmani jeton në absurdistanin e BDI-së

Advertisement

 

Kjo BDI e pareformuar assesi nuk po e kupton mesazhin që shqiptarët ia dhanë para një viti, me 10 komuna të fituara në konto të VLEN-it. Vazhdon avazin me të njëjtët kolltukofagë që ua sollën humbjen. Bujar Osmani, si humbës i zgjedhjeve, me mijëra ditë stazh në pushtet, ende mendon se shqiptarët u kanë borxh t’ua vazhdojnë pushtetin aty ku e lanë, me “Soravi”, tregti me mazut e skandalin me fondet evropiane në Zajaz.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është paradoksi më i madh i tyre. Dy dekada e kishin pushtetin në dorë dhe nuk e bënë. Tani që ligji po bëhet, me mish e me shpirt luftojnë ta rrëzojnë. Ditë e natë thirren në Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa me duart e tyre përpiqen ta minojnë njërën nga shtyllat e saj.

E kur jemi te autostrada Shkup–Bllacë, ajo është njolla e zezë e BDI-së. Testament i qeverisjes së saj absurde. Katër palë zgjedhje e premtuan, e vizatuan dhe e përdorën si karrem elektoral, por autostradën nuk e ndërtuan. Tani që ka nisur ndërtimi, pa fije turpi dalin, komentojnë dhe kërkojnë merita. Në vend të përrallave se gjithçka paska qenë gati, shqiptarëve u kanë borxh kërkimfalje kolektive.

Edhe më interesant është ndryshimi i Bujar Osmanit ndaj Artan Grubit. Deri dje heshtte dhe sillej sikur nuk kishin qenë bashkë në majën e BDI-së. Ishte barrë për ta. Tani, “kutinë e zezë” të partisë e quan pjesë të “koloritit”.

A u bë Grubi papritur i mirë, apo Bujari u kujtua se “kutia e zezë” di shumë?

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit