VMRO-DPMNE: Nuk kemi pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje, Bujar Osmani dëshiron të jetë aktual

Advertisement

VMRO-DPMNE ka përgënjeshtruar deklaratën e nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, se të dy partitë kanë komunikuar për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në pyetjen e Ora24.tv, se si e komentojnë deklaratën e Bujar Osmanit dhe nëse është biseduar me BDI-në, çfarë konkretisht është biseduar, nga VMRO-DPMNE u përgjigjën se aspak nuk kanë komunikuar me BDI për zgjedhje të parakohshme.

“Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme. E aq më pak na shkon ndërmend të komunikojmë me Bujar Osmanin për tema kaq serioze. Bujari, me sa duket, mes dy temave nacionaliste dhe të sajuara, po mendon sërish një mënyrë për të qenë aktual”. thuhet në përgjigjen e VMRO-DPMNE-së./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit