Arrestohet 28-vjeçarja dyshohet se plagosi babanë me mjet të mprehtë

Advertisement

Një 28-vjeçare nga Manastiri është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar babanë e saj në shtëpinë familjare dhe e ka plagosur me një mjet të mprehtë.

Sipas njoftimit të SPB Manastir, incidenti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:30, kur zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria G.I. (28).

Sipas denoncimit, 28-vjeçarja e ka sulmuar babanë e saj me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar një prerje.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit