PISA jep alarmin: nxënësit po lexojnë dhe po zgjidhin matematikë gjithnjë e më dobët

Advertisement

Rezultatet e reja të PISA-s tregojnë një rënie shqetësuese të aftësive të 15-vjeçarëve. Në vendet e OECD-së, rezultatet në lexim kanë rënë me 28 pikë, ndërsa në matematikë me 22 pikë gjatë periudhës 2015–2025.

Në BE, mbi mesataren e OECD-së renditen Estonia, Finlanda, Irlanda, Austria, Polonia dhe Çekia, ndërsa Spanja, Kroacia, Luksemburgu, Malta, Greqia, Rumania, Qiproja dhe Bullgaria janë nën mesataren në të tri fushat.

Një tjetër alarm është rritja e numrit të nxënësve që lexojnë shpejt, por japin përgjigje të gabuara. Sipas raportit, ky grup është pothuajse dyfishuar nga viti 2018 deri në vitin 2025.

Ekspertët e lidhin këtë trend me më shumë kohë para ekraneve dhe më pak lexim për kënaqësi, ndërsa OECD thekson se teknologjia dhe inteligjenca artificiale duhet të përdoren për të përmirësuar mësimin, jo për të zëvendësuar përqendrimin, përpjekjen dhe të kuptuarit.

Mesazhi i PISA-s është i qartë: problemi nuk është vetëm sa dinë nxënësit, por edhe sa mirë lexojnë, mendojnë dhe vlerësojnë informacionin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit