Ora dimërore këtë vit do të nisë më 25 tetor, kur akrepat e orës do të kthehen nga 03:00 në 02:00.
Sipas rregullave aktuale të BE-së, ora verore në vitin 2027 do të nisë më 28 mars, ndërsa do të përfundojë më 31 tetor.
Megjithatë, ky kalendar nuk do të thotë se ndryshimi i orës është i garantuar deri në vitin 2031. Nëse ndërkohë miratohen rregulla të reja të BE-së, kalimi dy herë në vit nga ora verore në atë dimërore mund të hiqet më herët.
Vendet e BE-së prej vitesh diskutojnë heqjen e ndryshimit të orës, por deri tani nuk kanë arritur marrëveshje se cilën orë do të mbajnë përgjithmonë./INA/






