Maqedoninë e Veriut sot e pret mot i vranët dhe i ngrohtë, me temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C. Në Shkup pritet temperaturë deri në 33°C, ndërsa më ngrohtë pritet të jetë në Veles, ku termometri mund të shënojë 34°C.
Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare. Në disa pjesë të vendit ekziston mundësia për reshje lokale, ndërsa moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim. �
MeteoPrognoza
Nga fundjava pritet ndryshim i motit, me ulje të temperaturave dhe mundësi më të madhe për reshje. �






