Sistemi „One Stop Shop“ në pikën kufitare Qafë Thanë, i prezantuar si një zgjidhje që do të shkurtonte ndjeshëm kohën e pritjes në kufi, duket se ende nuk po i përmbush pritshmëritë.
Edhe pse sistemi është vendosur dhe është funksional, udhëtarët vazhdojnë të përballen me kolona të gjata automjetesh dhe pritje të shumta në pikën kufitare.
Në praktikë, procedurat dhe kontrollet kufitare vazhdojnë të shkaktojnë vonesa, ndërsa fluksi i madh i automjeteve krijon radhë nga një pikë kontrolli në tjetrën.
Situata ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, të cilët kishin pritur që zbatimi i sistemit „One Stop Shop“ të sillte më shumë efikasitet dhe të reduktonte ndjeshëm pritjet në kufi.






