Miss Austria humb jetën papritmas në moshën 22-vjeçare

Advertisement

Miss Austria 2024, Lucia Sisic, ka ndërruar jetë papritur në moshën 22-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe miqtë e saj, të cilët kanë ndarë mesazhe prekëse pas lajmit të rëndë.

Sisic, e lindur në Vjenë, kishte lindur me një problem në valvulën e zemrës dhe gjatë jetës kishte kaluar nëpër shtatë ndërhyrje kirurgjikale. Shkaku i saktë i vdekjes së saj ende nuk është bërë i ditur.

E reja kishte folur publikisht për sfidat shëndetësore me të cilat ishte përballur që në fëmijëri. Pas kurorëzimit si Miss Austria 2024, ajo kishte falënderuar mjekët dhe ekipin e kardiologjisë që e kishin trajtuar ndër vite.

Pas lajmit për vdekjen e saj, familja, miqtë dhe organizatorët e Miss Austria kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre. Organizatorët e përshkruan Sisic si “një grua të re të mrekullueshme”, duke theksuar se ajo do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes së Miss Austria.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit