Moska hakmerret, mbyll Konsullatën Gjermane në Shën Petersburg

Advertisement

Rusia ka vendosur të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, në kundërpërgjigje ndaj vendimit të Berlinit për mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Bon dhe Shtëpisë Ruse në Berlin.

I ngarkuari me punë i Gjermanisë në Moskë është njoftuar zyrtarisht për anulimin e lejeve të punës për të gjithë punonjësit e misionit diplomatik në Shën Petersburg. Konsullata duhet të kufizojë aktivitetin deri më 18 shtator, ndërsa punonjësit duhet të largohen nga Rusia deri në atë datë.

Masat ruse prekin edhe qendrat kulturore Goethe, punonjësit e të cilave duhet të largohen nga territori rus deri më 13 shtator.

Ministria e Jashtme ruse e ka fajësuar Gjermaninë për përshkallëzimin e marrëdhënieve, pasi Berlini kishte vendosur masa të reja ndaj Moskës lidhur me dyshimet për përfshirje ruse në një sulm të tentuar me dron në aeroportin e Leipzigut në gusht.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar akuzat dhe sanksionet gjermane si të pabazuara, duke akuzuar Berlinin se po përpiqet të fajësojë Moskën për problemet e brendshme politike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit