LDK do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit më 9 shtator

Advertisement

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është caktuar për 9 shtator.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së dhe është bërë i ditur nga shefja e grupit, Jehona Lushaku.

Lushaku tha se deputetët e LDK-së do të jenë të pranishëm në seancë dhe do të kontribuojnë në procesin e konstituimit të Kuvendit, duke theksuar se Kosova ndodhet në një fazë të rëndësishme për themelimin dhe funksionalizimin e institucioneve.

Ajo bëri thirrje që Kuvendi të konstituohet dhe institucioneve t’u rikthehet funksionaliteti i plotë.

E pyetur nëse në mbledhjen e Grupit Parlamentar është diskutuar edhe çështja e zgjedhjes së presidentit, Lushaku tha se kjo temë nuk është diskutuar, pasi fokusi ka qenë te vazhdimi i seancës konstituive.

Seanca e 9 shtatorit pritet të jetë një hap i rëndësishëm në përpjekjet për përfundimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit