Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 05:20 në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, 45-vjeçari Hysen Balla u përplas me një kamion dhe humbi jetën në vendngjarje. Pas përplasjes së parë, në aksident u përfshinë edhe automjete të tjera.
Në mjetet e përfshira udhëtonin edhe pesë pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasja A. V., e dyshuar si drejtuese e njërit prej automjeteve, u largua nga vendngjarja, por më pas u shoqërua nga Policia për t’u marrë në pyetje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.






