Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare në nivel lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 35 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë.
Edhe të martën do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta gjatë ditës. Nga e mërkura pritet një periudhë me mot të paqëndrueshëm, reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të përforcuar dhe bubullima.






