Në Haraçinë po vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës, me fokus edhe në zgjidhjen e problemeve të kanalizimit.
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka bërë të ditur se po realizohet kanalizimi fekal në krah të Rrugës 10.
“Punë dhe vetëm punë!”, shkruan Beqiri, duke theksuar se punimet po vazhdojnë çdo ditë me projekte konkrete për përmirësimin e kushteve në komunë.
Sipas tij, përmes ndërhyrjeve të njëpasnjëshme, rrugë pas rruge dhe cep më cep, synohet ndërtimi i një Haraçine më të mirë.
“Haraçina po ndryshon!”, përfundon Beqiri në njoftimin e tij.







