16-vjeçari kapet duke drejtuar moped pa patentë në Tetovë, policia ia konfiskon mjetin

Advertisement

Më 04.09.2026 në ora 16:30, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SP për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Novakë.

Ai drejtonte një moped me targa të Tetovës pa fituar të drejtën e lejes së drejtimit, përkatësisht pa leje drejtimi, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Në prani të prindit, mjeti është konfiskuar përkohësisht dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit