Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtarin Jozefin Marku pas një videoje të bërë virale në rrjetin social TikTok. Në video, shihej Marku së bashku më ish-banorin e Big Brother Vip Kosova Eduart Kuçin, dhe një grup të rinjsh duke sqaruar çështjet mes tyre. Më pas, Marku ka ushtruar dhunë ndaj Kuçit.
30-vjeçari Jozefin Marku gjatë momentit të arrestimit po qendronte i fshehur në tualetin e banesës së Kristjan Nikollit, 31-vjeçari që u arrestua së bashku me të. Gjatë kontrollit të banesës së Nikollit, u sekuestrua një sasi municioni, dhe automjeti tip “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.
Motivi i ngjarjes mbetet një fyerje që Kuçi mësohet të ketë bërë kundrejt Markut, e cila ka eskaluar në dhunë fizike. Policia po vijon hetimet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve të Markut të shpallur në kërkim./Dosja.al






