Gashi: Ligji për përfaqësim të drejtë mbetet në rend dite, nuk është tërhequr

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka deklaruar se Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk është tërhequr nga procedura parlamentare dhe se pika vazhdon të jetë pjesë e rendit të ditës.

Duke folur në emisionin “Click Plus” në TV21, Gashi tha se është shfrytëzuar e drejta e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, sipas së cilës kryetari mund të organizojë kushtet për zhvillimin e votimit.

“Ligji nuk është tërhequr, pika është në rend dite. Kemi shfrytëzuar të drejtën që na jep Rregullorja që kryetari i Kuvendit të organizojë kushtet për votim. Kjo çështje ka më shumë dimension politik sesa teknik”, deklaroi Gashi.

Ai tha se nuk pret që ligji të votohet në mënyrë të fshehtë.

“Nuk ka gjasa që Ligji të votohet fshehurazi”, tha kryeparlamentari.

Sipas Gashit, ligji është i përgatitur mirë dhe ka kaluar filtrat ndërkombëtarë. Ai shprehu bindjen se zbatimi i tij do të sjellë rezultatet e synuara.

“Jemi të bindur se ky ligj është solid, i përgatitur mirë, ka kaluar filtrat ndërkombëtarë dhe do t’i japë rezultatet e duhura”, u shpreh Gashi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit