Humb jetën në aksident trafiku Tik-Tokeri Laurent Krasniqi

Advertisement

Tik-Tokeri i njohur, Laurent Krasniqi, ka humbur jetën në një aksident trafiku të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksidentin në fshatin Llukar ishin përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas saj, motoçiklisti ka ndërruar jetë, ndërsa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukar të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit