Berisha në SHBA, më 6 shtator zhvillon takim me shqiptarët në New Jersey

Advertisement

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se të dielën, më 6 shtator, do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aktiviteti me moton “Freedom Works” do të mbahet në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.

Sipas njoftimit të Berishës, takimi do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.

Ky pritet të jetë takimi i parë i Berishës me komunitetin shqiptar në SHBA pas më shumë se pesë vitesh, periudhë gjatë së cilës ai ishte shpallur “non grata” nga autoritetet amerikane.

Nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike bëjnë të ditur se takimi synon të shërbejë si një mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë të Berishës me diasporën shqiptare në SHBA, ndërsa në fokus pritet të jenë marrëdhëniet me komunitetin shqiptar dhe mesazhet politike që do të përcillen gjatë aktivitetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit