SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal ndaj B.B. (47) nga fshati Peshtan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “uzurpim i pasurive të paluajtshme”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), 47-vjeçari dyshohet se pa autorizim ka uzurpuar një parcelë kadastrale në pronësi shtetërore, përkatësisht një pjesë të plazhit të Liqenit të Ohrit, zonë që gëzon mbrojtje të veçantë shtetërore dhe status nga UNESCO.
Nga MPB bëjnë të ditur se ai gjithashtu dyshohet se pa leje ka angazhuar punëtorë për ndërtimin e një ure të improvizuar që do të lidhte këtë pjesë të plazhit me plazhin fqinj.






