Dimitrieska-Koçoska: Forcojmë kontrollin dhe revizionin e fondeve publike

Advertisement

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, njoftoi se po ndërmerren masa për forcimin e sistemit të revizionit dhe kontrollit të fondeve publike.

Ajo theksoi se është avancuar bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Entit Shtetëror të Revizionit, me fokus në parandalimin dhe zbulimin e parregullsive, mashtrimeve dhe korrupsionit.

Për herë të parë në vend do të organizohet një provim kombëtar për marrjen e certifikatës për revizor të autorizuar të brendshëm në sektorin publik.

Sipas ministres, profesionalizimi i revizionit do të kontribuojë në menaxhim më efikas, të ligjshëm dhe të përgjegjshëm të fondeve publike.

Këto procese, siç thekson ajo, janë pjesë e reformave për forcimin e kontrollit financiar dhe përafrimin me standardet evropiane, në kuadër të Kapitullit 32 – Kontrolli Financiar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit