Berisha: BDI po paraqet si të reja projekte që tashmë janë në planet e Qytetit të Shkupit

Advertisement

Këshilltari i VLEN-it në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Zekerija Berisha, ka reaguar ndaj opozitës së BDI-së, duke pretenduar se po paraqet si iniciativa të reja projekte që tashmë janë pjesë e planifikimeve të Qytetit të Shkupit.

Berisha përmend projektin për ndërtimin e një parkingu me kate te Çairçanja, duke thënë se bëhet fjalë për një projekt që, sipas tij, tashmë është përfshirë në planet zhvillimore të qytetit.

“Pak më ngadalë me ‘amendamentet historike’, se po propozoni projekte që ne i kemi planifikuar para se juve t’ju binte ndër mend t’i shkruani në Facebook!”, shkruan Berisha.

Ai përmend edhe disa projekte të tjera në komunat me shumicë shqiptare, përfshirë rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës “Cvetan Dimov” në Çair, projekte për parkingje, investime në hapësirat publike dhe gjelbërim në Butel, si dhe projekte infrastrukturore në Shuto Orizare dhe Saraj.

Sipas Berishës, këto projekte janë mbështetur dhe votuar në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe nuk përbëjnë iniciativa të reja të opozitës.

“Kur nuk ke projekt tëndin, merr projektin e tjetrit, shpalle si amendament dhe shpreso se qytetarët nuk do t’i lexojnë dokumentet. Por dokumentet nuk gënjejnë”, shprehet ai.

Në fund, Berisha u bëri thirrje këshilltarëve të opozitës që të konsultojnë dokumentet dhe materialet e Këshillit përpara se të paraqesin iniciativa si të reja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit